Pochettino për eliminimin nga Kupa e Francës: Jemi shumë të zhgënjyer

Mauricio Pochettino flet pas ndeshjes me shumë dëshpërim, ku u eliminuan nga Kupa e Frances

Marketing

Paris Saint Germain janë eliminuar mbrëmë nga Kupa e Francës, në përballjen kundër Nice.

Parisienët luajtën baras pa gola në kohën e rregullt, derisa në penallti u mposhtën, me Xavi Simons që gaboi i fundit nga pika e bardhë.

“Ne jemi shumë të zhgënjyer, padyshi, që humbasim në penallti. Mendoj se ne ishim ekipi më i mirë në përgjithësi, por jo mjaftueshëm për të marrë fitoren. Penalltitë janë gjithmonë ‘fat’ dhe sonte nuk ishte nata jone”, tha Pochettino.

“Një përmbledhje per Kupën e Francës? Nuk është e lehtë, sepse ka pasur shumë gjëra të mira. Ne jemi shumë të zhgënjyer sonte, dhe tani duhet të përpiqemi dhe të jemi pozitivë, edhe pse nuk është e lehtë dhe të shohim përpara”, shtoi argjentinasi.

“Sigurisht që lojtarët janë të merzitur, si të gjithë, por të mërkurën ne fillojmë të përgatitemi për ndeshjen e radhës dhe të jemi sa më të mirë”, ishin fjalët e trajnerit të PSG, transmeton lajmi.net.

PSG vazhdon garën në dy fronte të tjera; Champions League dhe Ligue 1.