Policët shpëtojnë pilotin para se avioni të përplaset nga treni ( VIDEO)

E ngjashme me një skenë filmi, por kamerat e trupit të disa policëve në Los Angeles tregojnë momentin e shpëtimit të pilotit të një avioni nga vdekja.

Marketing

Piloti kishte mbetur i plagosur rëndë pasi kishte ulur avionin mbi shinat e trenit. Fati i tij ishte se policët mbërritën në kohë dhe arritën ta nxjerrin përpara se mjeti i vogël fluturues Cesna të shkërmoqej nga kalimi i treni.

Në video, shihet piloti i gjakosur që tërhiqet nga efektivët, në pamundësi për të ecur vetë për shkak të plagëve të marra.

https://a2news.com/wp-content/uploads/2022/01/pilot.mp4?_=1