Policia gjen dy thasë marihuanë në Kamjan

Mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:05, në një rrugë lokale mbi fshatin Kamnjan të Tetovës, efektivët e policisë të SPB Tetovë gjatë një kontrolli të kryer, kanë gjetë dy thasë me marijuanë.

Marketing

Është kryer inspektimi në vendin e lartëpërmendur, kurse droga e gjetur është fotodokumentuar dhe marrë për ekspertizë. Rasti është duke u sqaruar.