Nëpunësit policorë nga Stacioni policorë Gjorçe Petrov kanë kontrolluar automjetet e qytetarëve lidhur me një vepër të kryer penale, ndërsa mes tyre edhe automjetin e deputetit Goran Manojlovski, pa e ditur se ai është deputet.
Kështu kanë thënë nga MPB-ja në lidhje me rastin e deputetit të VMRO-DPMNE-së Goran Manojllovski i cili sot në mëngjes është ndal dhe automjeti i tij është kontrolluar nga ana e policisë, pas së cilës refuzoi të merr pjesë në seancat e sotme të komisioneve kuvendore, mes të cilave edhe në Komisionin për punë dhe politikë sociale.
“Pas kontrollit të kryer, personit i është lejuar të shkojë pa asnjë problem”, thonë nga MPB-ja, transmeton Koha.mk
Ndryshe, Zëvendëskryetarja e Komisionit për Punë dhe Politikë Sociale, Vesna Pemova sot e ndërpreu seancën për shkak të mospasjes së kuorumit, pasi deputeti i VMRO-DPMNE-së, Goran Manjolloski e braktisi seancën në shenjë revolte, siç tha, për shkak të një incidenti që ka ndodhur rrugës drejt Kuvendit.
Manjolloski tha se sot në mëngjes rrugës për në punë drejt Kuvendit tek qarkorja në lagjen Gjorçe Petrov është ndaluar nga disa policë të armatosur të cilët, siç theksoi, edhe krahas asaj se ju kishte thënë se është deputet i kanë thënë të dalë nga automjeti me qëllim që t’i kryejnë kontroll.
Potencoi se nuk do të kthehet në punë në komisionet kuvendore derisa nuk merr njoftim zyrtar prej ministrit të Punëve të Brendshme apo MPB lidhur me rastin.