Policia nuk ka lejuar bllokimin e plotë të rrugë Kërçovë-Ohër. Këtë e kishte synuar “Maqedonia Bllokon”, e udhëhequr nga Janko Baçev, i cili kundërshton ndryshimet kushtetuese në vend.
Në marshin protestues në vendin quajtur Drugovë në Kërçovë kanë marrë pjesë prej 15 deri 20 persona, të cilët mbanin flamuj rus dhe jelekë të verdhë. Policia lejoi vetëm që të marshonin përgjatë magjistrales nga Drugova deri në Kërçovë. Marshi protestues është zhvilluar nën pjesëmarrjen e forcave policore.