“Politika” dhe “biznesin” në Vien, merr pjesë edhe Lazim Destani

Në Forumin ekonomik të Vienës , kësaj radhe temë kryesore e diskutimit, bashkëpunimi mes vendeve si kusht për zhvillim të mirëfillte ekonomik. Përfaqësues të politikës respektivisht kryeministrat e më shumë vendeve takuan përfaqësuesit e biznesit. Prezent në këtë forum edhe biznesmeni shqiptar Lazim Destani i cili lidhur me këtë forum është prononcuar se “ Shtylla kryesore e zhvillimit ekonomik të vendeve më të zhvilluara evropiane është bashkëpunimi mes tyre në kuadër të Unionin Europian. Por zhvillimi ekonomik është ngushtë I lidhur edhe me zhvillimit politike , prandaj “ Ekonomia takon politikën “ ishte motoja dhe çështja kryesore e debatit në Forumin sivjetme Ekonomik të Vienës , i cili këtë vit shënon dhe jubileun e 15-të të tij dhe në të cilin kisha kënaqësinë të marr pjesë.

Marketing

Debati I mirëfilltë u zhvillua mes liderëve të ekonomisë dhe politikës nga vendet evropiane në njërën anë dhe ato të Ballkanit në anën tjetër, lidhur me formësimin e qasjeve të reja të transformimit digjital.

Biznesi gjen zgjidhje, ndërkohë që politikës i takon të gjejë forma për t’i bërë këto zgjidhje të aplikueshme e për t’i integruar në sistemet shtetërore në vendet e rajonit të Ballkanit. Në këtë mënyrë, bashkëpunimi ekonomik i vendeve të Ballkanit me ato europiane e tej-oqeanike do të optimizohej maksimalisht. “ ka deklaruar z. Destani