Politikani serb – tenistit Djokovic: Si mund ta përkrahësh Kroacinë?

Përkrahja e Novak Djokovicit për Kroacinë në finalen e Kupës së Botës të dielën nuk është pritur aspak mirë në vendin e tij të lindjes, Serbi. Tenisti serb është kritikuar ashpër për shkak se e ka përkrahur haptazi finalistin e Botërorit, Kroacinë.

Marketing

Vladimir Djukanovic, anëtar i Partisë Progresive të presidentit Aleksander Vucic, është treguar më i zëshmi me kritikat e tij ndaj 12 herë fituesit të titujve grand slam, transmeton Gazeta Express.

“Novak, a nuk të vjen turp?”, ka pyetur ai.
“E përsëris, kushdo që e përkrah Kroacinë kundër Rusisë është i çmendur. Novak është hero kombëtar, por si mund ta përkrahësh Kroacinë? A nuk ndihesh i turpëruar?” shtoi ai.
Novak është kritikuar edhe në rrjetet sociale, veçanërisht pasi e ka postuar në Instagram një fotografi të tij me disa prej futbollistët e Kombëtares kroate.
“Ai jeton në Monaco dhe nuk i bën për Serinë”, shtoi një komentues.

“Të mendosh së nëna ime e konsideronte atë si të birin, fatmirësisht e bëri para se ta shihte këtë foto”.
Ama, jo bash të gjithë e kanë kritikuar, sepse pati nga ata që e përkrahin paqen dhe unitetin në mesin e vendeve të Ballkanit, të cilët e lavdëruar Novakun për përkrahjen që po ia ofron Kroacisë.

Marketing