Pompeo: Nga 30 marsi, flamuri i Maqedonisë së Veriut do të valvitet para selisë së NATO-s

Në Departamentin e shtetit përmes Ambasadës së Republikës së Maqedonisë së Veriut në Uashington sot do të deponohet instrumenti për ratifikimin e Marrëveshjes Veriatlantike.

Marketing

“SHBA sot nga Republika e Maqedonisë së Veriut e pranoi instrumentin për ratifikim në NATO, me çka Maqedonia e Veriut bëhet anëtarja e 30-të e NATO-së”, theksoi sekretari shtetëror amerikan, Majk Pompeo.

Ai gjithashtu deklaroi se nga 30 marsi, flamuri i Republikës së Maqedonisë së Veriut për herë të parë do të valvitet para selisë së NATO-së.