Porosia e Visar Ganiut me rastin e ditës ndërkombëtare të Demokracisë

Në Ditën ndërkombëtare të Demokracisë me shumë të ri të Çairit, me kryetarin e Komunës së Elbasanit, Gledian Llatja, me profesorët Driton Kuçi, Argëtim Saliu, Kaltrina Zekolli Shaqiri dhe Latif Mustafën, debatuam pikërisht për vlerën më univerzale-Demokracinë.

Marketing

Me këtë rast përçova porosinë se Komuna e Çairit është vet demokracia sepse gëzon diversitetin më të mirë të mundshëm, kulturor dhe etnik jo vetëm në vend por edhe me gjerë. E ku ka diversitet të tillë sundon demokracia e vërtetë.

Duke u nisur dhe duke u bazuar në fjalën demokraci, të rinjtë i porosita se duhet të jenë ndër kontribuuesit dhe faktorët kryesor që ne të njihemi në mbarë botën si djep i demokracisë, sepse ardhmëria është pikërisht në duart e rinisë e rrjedhimisht në duart e tyre është edhe demokracia.