Postimi i mbretëreshës që bëri jehonë në Instagram

As mbretëresha e Britanisë, Elisabeta e II nuk i ka shpëtuar tundimit të përdorimit të rrjeteve sociale. Mbretëresha e Britanisë së Madhe, Elisabeta e II ka postuar për herë të parë në Instagramin zyrtar të familjes mbretërore.

Marketing

Teksa vizitonte Muzeun e Shkencave në Londër, ajo zbuloi një letër të shek të 19-të nga Arkivat Mbretërore që i drejtohej stër-stër-gjyshit të saj, Princ Albertit.

Letra që daton në vitin 1843 ishte nga shpikësi dhe matematikani Charles Babbage, i cili është cilësuar si pioneri i parë i  kompjuterëve.

Këtë fotografi nga Muzeu Mbretëresha e ka shpërndarë në Instagram, duke shënuar kështu postimin e saj të parë dhe videoja ka bërë xhiron e rrjetit.

“Sot vizitova Muzeun e Shkencave ku zbulova edhe një letër nga Arkivat Mbretërore, i shkruar në 1843 drejtuar stër-stër-gjyshit Prince Albert. Në letër, Babbage i drejtohej Mbretëreshës Viktoria dhe Princit Albert për krijimin e tij “Motori analitik”, i pasuar me programin e parë kompjuterik i krijuar nga Ada Lovelace, vajza e Lord Byron. Sot, pata mundësinë të mësoja rreth iniciativave të kodimit të kompjuterëve nga fëmijët dhe si duket më përshtatet mua që ta publikoj këtë postim në Instagram”, shkruan Mbretëresha.