Prej nesër regjim i ri i komunikacionit në bulevardin “Maqedonia”

Prej nesër në gjashtë vitet e ardhshme do të vihet regjim i komunikacionit në bulevardin “Maqedonia” (pas Muzeut të Qytetit të Shkupit dhe QT “Ramstor”) për shkak të zbatimit të aktiviteteve ndërtimore për ndërtimin e aksit nëntokësor nga kompania “Limak”. Për shkak të ndërhyrjeve ndërtimore do të bëhet edhe ndryshimi i trasesë në linjën “9”, ndërsa do të dislokohet edhe një stacion autobusi.

Marketing

Këtë e kumtuan nga NPQ Shkup, prej ku theksojnë se stacioni i autobusit në bulevardin “Maqedonia”, i cili është në afërsi të garazhit me kate (përballë selisë së “Makpetrol”, përkohësisht do të zhvendoset në rrugën “Jordan Mijallkov” (ish-rruga “Zhelezniçka”), pas vendkalimit për këmbësorë i cili çon nga parku “Urban park”.

Do të ndryshojë edhe traseja e lëvizjes së linjës së autobusëve “9”, në drejtim prej Qendrës Klinike drejt Shkup Veriut. Autobusët prej linjës së theksuar midis rrugës “Jordan Mijallkov” (ish-rruga “Zhelezniçka”) dhe rruga “German”, nuk do të kthejnë në të majtë drejtë bulevardit “Maqedonia”, por, do të vazhdojnë të lëvizin drejtë dhe më pas do t’i bashkohen bulevardit Maqedonia” përmes rrugës së përkohshme para mbikalimit në rrugën “Pavel Shatev”, me ç’rast do të lëvizin nëpër trasenë e përhershme të linjës “9”.

Nga NPQ Shkup apelojnë të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion ta respektojnë regjimin e vendosur të komunikacionit, ta respektojnë sinjalizimin e vendosur rrugor dhe shpejtësinë e lëvizjes ta përshtatin sipas kushteve në rrugë

 

Marketing