Presidenti nënshkroi instrumentin për anëtarësim të RMV-së në Nato

Presidenti Stevo Pendarovski, sot e ka nënshkruar dokumentin e fundit, me të cilin Maqedonia e Veriut do të bëhet anëtare e NATO-s.

Marketing

Pendarovski thotë se ky është hapi përfundimtar, pasi që të gjitha 29 vendet anëtare të NATO-s e ratifikuan protokollin për anëtarësim, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Sot kisha nder të nënshkruaj Instrumentin drejt Marrëveshjes Veriatlantike. Ky është hapi përfundimtarë, pasiqë të gjitha 29-të vendet anëtare të NATO-së e nënshkruan protokollin për anëtarësim, ndërsa sekretari gjeneral i NATO-së edhe në mënyrë formale na ftoi të nënshkruajmë instrumentin”, thonë Pendarovski.

Ndryshe, këto ditë pritet edhe formalisht që Maqedonia e Veriut të bëhet anëtarja më e re e Aleancës Veri-atlantike.