Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka marrë këtë të martë vaksinën kundër koronavirusit.
Ai mori dozën e parë të vaksinës kineze “Sinovac” në Qendrën Shëndetësore në Majdanpek, raporton Tanjug.
Kreu i shtetit serb tha pas vaksinimit se e mori vaksinën diku në mes të procesit, për t’iu treguar njerëzve se vaksina është e sigurt për t’iu thënë njerëzve që të vaksinohen.