Presidenti Thaçi fton Kurtin për caktimin e mandatarit

Presidenti i vendit Hashim Thaçi e ka ftuar për takim liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, për caktimin e mandatarit për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Marketing

Klan Kosova ka siguruar edhe ftesën që Presidenti Thaçi e ka nisur drejt liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurti.

Takimi Thaçi – Kurti, do të mbahet sot në 13:30 në Kabinetin e Presidencës së Kosovës.