Prezantimi i prioriteteve austriake të BE-së para KÇE-së

Komisioni për Çështje Evropiane caktoi mbledhje për të hënën (2 korrik 2018) kushtuar Programit dhe prioriteteve për punën e kryesimit të Austrisë me Këshillin e BE-së, në periudhën korrik-dhjetor 2018.

Marketing

Për qëllimet vijuese të programit dhe prioritetet e Austrisë e cila këto ditë e merr kryesimin me Këshillin e BE-së nga Bulgaria, fjalim do të mbajë ambasadorja e Republikës së Austrisë në Republikën e Maqedonisë, znj. Renate Kobler.

Në mbledhjen e Komisionit, e cila do të fillojë në ora 11:00 në sallën “Boris Trajkovski” në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, janë ftuar koordinatorët e grupeve parlamentare në Kuvend, deputetët, sektori joqeveritar, kori diplomatik dhe mediat.

Marketing