Prindër kujdes me fëmijët, sfida më e re në internet po i bën ata të futen në zjarr!

Fëmijët po e vënë veten në zjarr në mënyrë që të të jenë të pëlqyeshëm në rrjetet sociale dhe të bëhen “yje” të këtyre rrjeteve.

Marketing

Sfida e fundit në internet është ‘The Fire Challenge’ ku u kërkohet të rinjve të vendosin veten në zjarr për të rritur popullaritetin e tyre dhe për të marrë më shumë pëlqime.

Por shumë prej tyre janë shtruar në spital me djegie të rënda, duke përfshirë kirurgji dhe trajtim të mbështetjes së jetës, si rezultat i lojës së rrezikshme në internet.
Megjithatë nuk është specifikuar numri i saktë i pacientëve që janë trajtuar në Spitalin Morriston të Swansea-s, por që është lëshuar një paralajmërim për të gjithë ata që marrin guxim të sfidohen në internet.

Sfida nisi në SHBA dhe në gusht 12 vjeçarja Timiyah Landers nga Detroit dogji 49% të trupit të saj nga kjo sfidë.

Marketing