Mbrëmë në Prishtinë një burrë ka therur me thikë gruan e tij.
“Viktima femër K-Shqiptare është paraqitur në QKUK me lëndime trupore e therur me thikë nga i dyshuari (bashkëshorti i saj) mashkull K-Shqiptar”, njofton raporti policor.
Pas tretmanit mjekësor në QKUK ajo është liruar dhe ka shkuar te prindërit e saj.
I dyshuari ende është në arrati.