Për dy kampionet olimpike në xhudo në kuadër të Lojërave Olimpike “Tokyo 2020”, Distria Krasniqin dhe Nora Gjakovën, si dhe trajnerin e tyre Driton Kuka, janë ndarë shpërblime shtetërore nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), raporton Anadolu Agency (AA).
Ministri i MKRS-së, Hajrullah Çeku, tha se ministria që ai drejton e ka obligim ligjor ofrimin e mbështetjes për sportistë të suksesshëm.
Çeku tha se fitorja e dy sportisteve në xhudo në “Tokyo 2020” ka qenë meritë e individëve dhe tash e tutje i bën autoritetet shtetërore që të jenë më të vëmendshëm me sportin dhe sportistët e vendit.
Çeku tha se Qeveria e Kosovës nuk do të ndalet me mbështetje edhe pas projektit që u inaugurua dje në Pejë, Qendrës Nacionale të Xhudos.
Edhe dy kampionet kosovare, Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi, thanë se ndjehen të lumtura që ligjet në Kosovë ua mundësojnë që t’u shpërblehet mundi i tyre.
Rregullores për ndarjen e shpërblimeve shtetërore për sportistët që arrijnë rezultate kulminante në garat ndërkombëtare parasheh shpërblimin nga shteti i Kosovës në bazë të suksesit të arritur.
Sipas kësaj rregulloreje, Distria Krasniqit dhe Nora Gjakovës u takojnë nga 100 mijë euro shpërblim.