Probleme me Taravarin, Dega e Vrapçishtit afër shkëputjes nga ASH

Dega e Vrapçishtit e Aleancës për Shqiptarët ka nis të kundërshtojë hapur Sekretarin gjeneral të Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, njëherësh kryetar i Komunës së Gostivarit. Mospërfillja nga ana e Taravarit për Degën e Vrapçishtit, që realisht numëron aktivistë të shumtë, ka bërë që këta të fundit të kërcënojnë me pushim të aktivitetit dhe largim nga të shpejtë nga ASH. Kjo porosi e Degës së Vrapçishtit i është transmetuar drejtpërdrejt edhe kreut të partisë, Ziadin Sela, ndërsa ky i fundit nuk ka marrë asnjë masë deri më tani, thonë në Degën e ASH-së në Vrapçisht.

Marketing

Pakënaqësitë kanë filluar që nga ulja e numrit të anëtarëve në Kryesinë e ngushtë të partisë nga Dega e Vrapçishtit duke u finalizuar me mospërfilljen kur i firmos koalicioni ASH-AAA.

“Pretendojmë se jemi reformatorët dhe rruga e Arbër Xhaferit, ndërsa koalicionojmë me Alternativën, parti kjo të cilën vazhdojmë ta shohim si të dyshimtë dhe që është pjesë e pushtetit. Në listat për deputet, madje AA fiton dy bartës liste dhe vende në Njësinë e gjashtë zgjedhore…”, thonë në Degën e ASH-së në Vrapçishtë, ndërsa mllefin më të madh e drejtojnë në Arben Taravarin.

“Ka grumbulluar miq të tij dhe i ka sistemu në vende të caktjuara në Komunë dhe pastaj i sistemoj edhe në Listat për deputet. Janë miq të afërt , të cilët asnjë aktivitet dhe ndihmë për ASH-në nuk e kanë dhënë. Shkurt, janë pilot dhe përfitues, ndërsa i harrojnë aktivistët e vërtetë”, thonë në Degën e Vrapçishtit.

Marketing