Probleme teknike, NASA anulon lëshimin e raketës SLS drejt Hënës

Agjencia Amerikane e Hapësirës ka anuluar lëshimin e raketës SLS drejt Hënës për shkak të problemeve teknike. NASA bënë të ditur se shkak për mos nisjen e raketës është bërë një rrjedhje gazi në zonën e motorit.

Marketing

Inxhinierët e NASA-s u përpoqën që të rregullonin problemin në motorin e raketës 100 metra të lartë, por nuk ia dolën.

SLS është raketa më e madhe e zhvilluar ndonjëherë nga NASA. Ky mjet do të përdoret për të dërguar astronautët përsëri në Hënë.

BBC shkruan se tashmë ka mundësi që raketa të kthehet në ndërtesën e montimit në Qendrën Hapësinore Kennedy për punë më të detajuar. Kjo mund të sjellë që fluturimi drejt Hënës të realizohet në shtator.

Marketing