



Partitë politike në RMV kanë filluar përgatitjen për zgjedhjet lokale. Siç mëson ekskluzivisht Tetovasot, prej burimeve brenda Lëvizjes BESA, prof Dr. Abdullah Qazimi është kandidat i mundshëm për kryetar të komunës në Strugë. Qazimi është doktor i shkencave filozofike, dhe aktualisht punon si profesor universitar.
Ai më herët ka qenë ish kryesues në këshillin komunal në Strugë, njeriu i cili ia solli fitoren Ziadin Selës në zgjedhjet lokale të vitit 2013 në Strugë.