Mura befason Shkëndijën në Shkup

Skuadra e Shkëndijës zhvilloi përballjen e parë në kuadër të raundit të parë eliminator kundër skuadrës së Mura-s nga Sllovenia. Pas 90 minutave të para të përbaljes së dyfisht, ndeshja në Shkup u mbyll me rezultatin 0-1 në të mirë të skuadrës sllovene.

Marketing

Pas iniciativës fillestare të skuadrës nga Tetova dhe disa rasteve fillestare, ishin miqtë nga Sllovenia ata që hapën rezultatin. Në minutën e 28-të mbrojtësi Jan Krivak, ndërhyri në mënyrë të ashpër në zonën e rrezikut, ndërsa arbitri kryesor, portugezi Antonio Nobre tregoi në pikën e bardhë. Penaltinë e ekzekutoi në mënyrë të sigurtë Luka Bobicanec, i cili dërgoi portierin e Shkëndijës në njërën anë, ndërsa topin, në anën tjetër.