Në Fakultetin e Shkencave të Mjekësisë të Universitetit të Tetovës, prej 15 tetor deri më 1 nëntor, Prof. Dr. Jean Pierre Montani nga Universiteti i Friburgut të Gjermanisë, do të zhvillojë një cikël ligjëratash në lëndën fiziologjia e njeriut.
Ligjëratat do të mbahen kryesisht me studentët e vitit të dytë të Fakultetit të Shkencave të Mjekësisë, ndërsa temat që do të trajtojë ai gjatë kësaj periudhe, kanë të bëjnë me fiziologjinë e zemrës dhe sistemin e qarkullimit të gjakut, fiziologjinë e sistemit të frymëmarrjes, fiziologjinë e sistemit digjestiv dhe atë të metabolizmit, fiziologjinë urinare dhe mbajtjen e hemostazës acid – bazë, si dhe fiziologjinë e sistemit nervor dhe endokrin.
Studentët e Fakultetit të Shkencave të Mjekësisë së Universitetit të Tetovës, për më shumë se dy javë do të kenë mundësi që të marrin informacione të detajuara rreth këtyre temave, si dhe njëkohësisht të dëgjojnë dhe të njihen me përvojat dhe eksperiencat e Prof. Dr. Jean – Pierre Montani, i cili po ashtu ka qenë edhe shef i Departamentit të Fiziologjisë të Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin e Friburgut.