PROJEKSIONI/ Sa mandate marrin PD, PS, LSI në Korçë, Shkodër dhe Gjirokastër

schedule22:18 – 25 Prill, 2021

Agim Tutulani është duke publikuar të dhënat e projeksionit të “Geo Cartography” në ABC duke zbardhur deri më tani se sa mandate merr secila parti në qarqet e vendit. Deri më tani janë zbardhur parashikimet për Shkodrën, Korçën dhe Gjirokastrën, e cila surprizon sipas Tutulanit duke marrë dy mandate.

Kështu, sipas tij, në Gjirokastër mandatet ndahen 2 me 2 mes PS-së dhe PD-së, po ashtu një ndarje barabartë mes PS dhe PD me nga 5 mandate ndodh edhe në Korçë, ndërsa 1 mandat pritet ta marrë LSI.

Marketing

Sa i përket Shkodrës, “Geo Cartography”  projekton 6 mandate të PD-së, 3 mandate të PS-së dhe 1 mandat të Tom Doshit duke lënë pa deputetë Jozefina Topallin dhe LSI-në.

Mandatet sipas “Geo Cartography”

Korça

PS – 5 mandate

PD- 5 mandate

LSI – 1 mandat

Gjirokastër

PS – 2 mandate

PD -2 mandate

Shkodër

PS- 3 mandate

PD – 6 mandate

PSD -1 mandat . /abcnews.al

Vijon…

Marketing