Prokuroria Publike e Shkupit ka dorëzuar akuzë kundër një personit për veprën penale – vrasje sipas nenit 123 nga paragrafi 2 në lidhje me paragrafin 1 nga Kodi Penal.
“E akuzuara 46-vjeçare, pas një përleshje verbale, në natën e 1-2 gushtit, ka kryer dhunë familjare, ajo e ka privuar nga jeta nënën e saj 74 vjeçare duke e ngufatur”, thonë nga Prokuroria.
Siç thonë nga Prokuroria, duke vlerësuar se ekzistojnë rrethana të cilat e arsyetojnë frikën se e akuzuara mund të arratiset ose do të ndikojë ndaj dëshmitarëve dhe do të mundohet t’i shkatërrojë gjurmët nga vepra penale, prokurori publik deri te Gjykata Penale ka dorëzuar edhe propozim të veçantë për vazhdimin e masës së paraburgimit.