Prokuroria kërkon masën e arrestit me burg për Encën, “Apeli” e refuzon

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar një masë më të ashpër sigurie ndaj këngëtares së njohur Ruensa Haxhia, e cila akuzohet për kultivim kanabisi.

Marketing

Por kjo kërkesë, është refuzuar nga ana e Gjykatës së Apelit, e cila ka caktuar për këngëtaren vetëm “detyrim paraqitjeje”.

Kujtojmë se Enca u la e lirë më 14 Shtator të këtij viti me vendim gjykate. Këngëtarja u arrestua pasi gjatë kontrollit në banesën e saj në Lundër u gjetën disa vazo ku kultivohej kanabis sativa.

Këngëtarja deklaroi se i kishte për përdorim vetjak, duke kërkuar që masa e dënimit të ishte më e lehtë.

Mbrojtja deklaroi në seancë se mbjellja e bimës është bërë për kureshtje. Kështu deklaroi edhe këngëtarja më herët, duke thënë se 5 vazot me kanabis i kishte për përdorim vetjak. Ajo u vu në pranga më 12 Shtator, pas një kontrolli në banesë. Policia shoqëroi dhe të dashurin e saj, por ky i fundit u lirua menjëherë pas marrjes në pyetje.