Prokuroria nesër vendos për rastet e Speciales

Prokurori shtetëror Lubomir Jovevski nesër në seancë do ta shqyrtojë kërkesën e Gjykatës Penale për interpretimin e qëndrimit të Gjykatës Supreme lidhur me Prokurorinë Speciale.

Marketing

Gjykatësit suprem javën e kaluar morën vendim me të cilin prokuroria e Katica Janevës nuk guxon të ngrit hetime dhe aktakuza pas 30 qershorit të vitit 2017-të.

Në kolegjiumin e nesërm do të jenë prezent prokurorë nga prokuroria e rregullt, nga Prokuroria e Lartë ndërsa prezent do të jetë edhe prokurorja Janeva. Në kolegjium duhet të vërtetohet fati i rasteve të Speciales, të hapura pas 30 qershorit 2017.