Promovohet regjistrimi elektronik i foshnjave, Aliu: Do të ndikojë në uljen e korrupsionit për kryerjen e këtij shërbimi

Ministri i Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës – Azir Aliu, bashkë me ministrin e Ministrisë së Shëndetësisë – Fatmir Mexhiti, Drejtorin e Përgjithshëm të Drejtorisë për Udhëheqjen e Librave Amë – Emir Sulejmani dhe Drejtorin e Gjinekologjisë – Dr.Bashkim Ismaili, sot e promovuan shërbimin e ri “online”: regjistrimi elektronik i fëmijës së porsalinduar.

Marketing

,,Kënaqësi që sot, jemi në Spitalin për Gjinekologji dhe Obstetrikë ,,Nëna Terezë” – Çair, për promovimin e shërbimit më të ri “online”: regjistrimi elektronik i fëmijës së porsalindur për lëshimin e certifikatës nga Libri Amë i të Lindurve. Nëpërmjet shërbimit të ri, tani prindërit kanë mundësi të parashtrojnë kërkesë për regjistrimin e fëmijës së tyre të porsalindur, pa pasur nevojë për të shkuar në sportelet e Drejtorisë për Udhëheqjen e Librave Amë. Aplikimi nëpërmjet shërbimit “eID” nga Portali www.uslugi.gov.mk, do të mundësojë parashtrimin e kërkesës për këtë certifikatë, në mënyrë të shpejtë dhe pa vonesa”, – theksoi mes tjerash ministri Aliu.

Sipas ministrit Aliu, digjitalizimi është mënyra e vetme për të ndryshuar jetesën e qytetarëve të vendit. Ai, gjithashtu theksoi se deri në fund të vitit, do të promovohen më tepër se 150 shërbime të reja “online” në Portalin Kombëtar të Shërbimeve Elektronike.

,,Ne, si Ministri, punojmë me përkushtim për digjitalizimin dhe transformimin digjital të shtetit, ku së fundmi e provomuam ,,ErënDigjitale” – Platformën e re të Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës, e cila përfshin rritjen e numrit të shërbimeve elektronike për qytetarët dhe për administratën. Deri në fund të vitit do të digjitalizojmë më tepër se 150 “online” shërbime të reja në Portalin Kombëtar”, theksoi ministri Aliu, duke vënë në pah edhe rritjen e besimit të qytetarëve ndaj institucioneve.

Marketing