Propozimi i Macron, Rama thirrje Maqedonisë së Veriut: Pranojeni!

Kryeministri Edi Rama thotë se propozimi i fundit i bërë nga presidenti francez, Emanuel Macron i jep Maqedonisë së Veriut mundësinë e një pranimi pa rezervë dhe hap rrugën e nisjes zyrtare të negociatave për anëtarësimin e të dy vendeve në Bashkimin Europian.

Marketing

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Rama i kërkon qeverisë maqedonase të pranojë propozimin e Macron për të mirën e të dy vendeve.

“Propozimi i fundit francez, i cili është edhe përfundimtari,i jep Maqedonisë së Veriut mundësinë e një pranimi pa rezervë dhe hap rrugën e nisjes zyrtare të negociatave për anëtarësimin e të dy vendeve në Bashkimin Europian! Vëllezërve maqedonas&shqiptarë në MV u them: Pranojeni!”-shkruan Rama.

Më herë, presidenti i Francës ka thënë se është gjetur një zgjidhje kompromisi për kuadrin e negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Evropian për Maqedoninë e Veriut,  e cila pengohej nga Bullgaria.

“Unë mendoj se kemi gjetur një zgjidhje kompromisi,” tha ai në një konferencë shtypi në samitin e NATO-s në Spanjë pa dhënë detaje konkrete për planin e tij.