Propozohet rezolut në Senat, për mbështetje të marrëveshjes për emrin

Senatorët Kris Marfi, demokrat nga Konektikat dhe Ron Xhonson, republikan nga Viskonsin propozuan në Senat rezolutë të përbashkët me të cilën përshëndetet dhe mbështetet marrëveshja për emrin mes Maqedonisë dhe Greqisë dhe shprehet paralajmërim dhe shqetësim për shkak të përzierjes ruse dhe përpjekjeve për minim të tij, transmeton MIA.

Marketing

Në rezolutën 602 që para Komitetit për punë të jashtme të Senatit e prezantuan dy senatorë, thuhet se kryeministri Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras arritën bashkërisht marrëveshje historike për zgjidhjen e problemit shumëdekadësh.

“Nëse ratifikohet, marrëveshja do t’ia hapë rrugën “Republikës së Maqedonisë Veriore” që të kyçet në NATO dhe BE, do të mënjanohet ndjeshmëria në Ballkanin Perëndimor dhe do ta zvogëlojë mundësinë për përzierje ruse. Rusia përpiqet ta mbështesë opozitën për minim të marrëveshjes, në çka Greqia u përgjigj me dëbim të katër diplomatëve rusë”, qëndron në rezolutë.

Senatori Marfi para Komitetit theksoi se marrëveshja e arritur mes qeverive në Shkup dhe Athinë do të përshëndetet dhe vlerësohet si sukses i madh diplomatik.

“Asgjë nuk do ta ndalojë Putinin të shkaktojë ndarje mes vendeve në Evropë dhe në Ballkan. Kjo marrëveshje ndihmon edhe për përforcim të NATO-s dhe BE-së dhe ne tani duhet të punojmë së bashku që t’i tregojmë Rusisë se përzierja e saj ilegale në punët e brendshme të vendeve tjera nuk do të ketë sukses”, tha Marfi.

Senatori Xhonson e vlerësoi marrëveshjen midis Maqedonisë dhe Greqisë si mjaft pozitiv jo vetëm për dy vendet, por edhe për tërë rajonin.

“E uroj Maqedoninë dhe Greqinë për marrëveshjen e arritur që e zgjidh problemin me emrin dhe i mundëson Maqedonisë të niset përpara dhe të përfshihet në NATO”, tha Xhonson.
Rezoluta për marrëveshjen midis Maqedonisë dhe Greqisë mbështetet edhe nga senatorët Kris Kuns, Marko Rubio, Eduard Marki, Xhon Baraso, Xhin Shahin dhe Xhim Rish.

Në dokumentin të mbështetur edhe nga republikanët edhe nga demokratët në Senat, kërkohet nga Maqedonia të vazhdojë me implementimin e reformave të rëndësishme për anëtarësim në NATO dhe në BE, veçanërisht të lidhura me qeverisjen e të drejtës, luftën kundër korrupsionit dhe mbrojtjen e lirisë së shprehjes.

Njëherit, kërkohet nga Departamenti amerikan i shtetit, nga Sektori për tregti dhe agjenci tjera relevante t’i mbështesin kompanitë amerikane të cilat janë të interesuara të investojnë në Maqedoni dhe në Evropën Juglindore

Marketing