Protestë: Pensionistët kërkojnë rritje të pensioneve!

Nizafer Aliu një pensionist i cili për 44 vite ka kontribuar në arsimin fillor në Tetovë sot ishte në protestën e organizuar nga pensionistët të cilët kërkuan të drejtat e tyre. Nizaferi ka tre vite që është i pensionuar dhe në këtë proteste thotë se erdhi që të shpreh pakënaqësitë e tij.

Marketing

“44 vite kam punuar në arsim. jam munduar të punoj me nderë dhe të respektoj punën dhe orarin e sot u bënë tre vite që jam në pension dhe duke mos e vlerësuar mundin tim isha i detyruar të marr pjesë në këtë protestë të qetë” – tha Nizafer Aliu, pensionist.

Në protestë kishte edhe pensionistë tjerë nga Tetova. Thonë se nuk kërkojnë lëmoshë por rritje të pensioneve që të mund të mbijetojmë.

“Kërkojmë që të ketë një balansim, pensionet me çmimet, dmth çmimet sa janë të larta të rriten edhe pensionet që të mund të mbijetojmë” – tha Ali Femi Ilazi.

“Ne sot jemi këtu për të kërkuar të drejtat tona, nuk kërkojmë lëmoshë por kërkojmë pensionet tona që na takojnë, ne mendojmë se nëse qeveria mund të punësoje punëtor pa kontribute neve na takon ajo që na takon. Me rritjen me % ato që kanë pensione të larta 60 mije apo 70 mijë me rritjen 10% do të rriten 7 mijë denarë ndërsa ato që kanë të ulta 700 denarë, urdhëroni zotëri sa bëhët hendeku” – deklaroi Nuredin Iseni, pensionist.

Ndryshe, pensionistë nga më shumë qytete, në Ditën Ndërkombëtare të tyre – 20 Shtatorin, dolën në protestë para Qeverisë. Me parulla “18.000 denarë pagë minimale”, “Kemi të drejtë për jetë dinjitoze” ata kërkuan dorëheqjen e Kryeministrit dhe Ministres për Punë dhe Politikë Sociale.

Pensionistët kërkojnë rritje lineare të pensioneve për 3.500 denarë kurse pensioni minimal të jetë 18.000 denarë.