Protokolli për anëtarësim të RMV në NATO kaloi në Komisionin parlamentar në Turqi

Komisioni parlamentar për politikë të jashtme i Kuvendit të madh popullor të Turqisë (TBMM) dha dritë të gjelbërt që Propozim-ligji për Protokollin për anëtarësim të Republikës së Maqedonisë së Veriut (RMV) në NATO të vendoset në rend të ditës së Parlamentit për ratifikim, njoftoi Anadolia.

Marketing

Komisioni mbajti mbledhje nën udhëheqjen e kryetarit të tij, Volkan Bozkir, i cili është deputet i partisë AK-së në Kuvendin turk.

Në seancën janë shqyrtuar 10 propozim ligje, prej të cilave tetë janë miratuar, mes të cilave edhe Protokolli për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në NATO.

Kryetari i TBMM-së, Mustafa Shentop, gjatë vizitës së tij në Republikën e Maqedonisë së Veriut tha se Protokolli për anëtarësim të Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO për maksimum një muaj do të ratifikohet në seancën e përgjithshme të Kuvendit, përkujton Anadolia.

Marketing