Pse meshkujt duhet të hanë sa më shumë fruta të thata?

Rezultatet e një studimi treguan se konsumimi i rregullt i frutave të thata përmirëson spermën tek meshkujt.
Burrat që konsumuan rreth dy grushta fruta të thata mikse (bajame, arra dhe lajthi) përditë për 14 javë rresht, shkencëtarët zbuluan, se kishin rritje të qelizave ‘notuese’ të spermatozoidëve.

Marketing

Studimi vjen në një kohë kur fertiliteti mashkullor ka rënë në botën perëndimore, si pasojë e ndotjes, tymrave dhe dietave ushqimore.

Kërkimet thanë se evidencat janë gjithnjë në rritje se një dietë e mirë mund të rrisë mundësitë për ngjizje.

Rreth një në 7 çifte kanë vështirësi të bëhen me fëmijë dhe rreth 40-50% e rasteve të infertilitetit u atribuohen meshkujve.

Shkencëtarët ndanë në dy grupe 199 meshkuj të shëndetshëm në moshat nga 18 në 35 vjeç:

Grupit të parë i shtuan 60 gramë fruta të thata në ditë në dietën e tyre.

Grupi i dytë nuk bëri asnjë ndryshim nga dieta e tyre normale.

Ekspertët thanë se studimi mbështeti studimet e mëparshme që tregojnë se një dietë e pasur me omega 3, antioksidantë, vitaminë B dhe acid folik, rrisin fertilitetin.

Frutat e thata përmbajnë shumë vlera ushqimore të tilla si dhe të tjera akoma.