23:44 | 12 Prill 2021
23:44 | 12 Prill 2021
PSG është gati të rivalizojë Manchester Unitedin për shërbimet e sulmuesit së Borussia Dortmundit, Jadon Sancho.
21-vjeçari ishte shumë pranë kalimit te “Djajtë e Kuq” verën e kaluar, por Dortmund nuk e zbriti vlerën e kërkuar prej 110 milionë eurove, andaj marrëveshja nuk u arrit.
Trajneri Ole Gunnar Solskjaer do provojë të transferojë Sanchon sërish në verë, por sipas Daily Mirror, United mund të rivalizohet nga PSG-ja, që janë duke e vëzhguar nga afër situatën.
Klubi i Ligue 1 janë në dijeni që sulmuesi Kylian Mbappe do largimin dhe ka refuzuar disa herë rinovimin, andaj e shohin Sanchon si pasuesi adekuat.
Dortmund e ka zbritur vlerën e Sanchos rreth 80-90 milionë euro dhe janë të hapur për shitjen, me kontratën që i skadon në vitin 2023.
Anglezi ka zhvilluar 31 paraqitje në të gjitha garat duke shënuar 12 herë dhe regjistruar 16 asistime./Lajmi.net/