PSP është e gatshme t’i dorëzojë lëndët rreth të cilave vepron me të gjitha dëshmitë dhe shkresat

Prokuroria Speciale Publike sot kumtoi se është e gatshme menjëherë t’i dorëzojë lëndët rreth të cilave vepron me të gjitha shkresat dhe dëshmitë e Prokurorisë Speciale Publike të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Marketing

“E njoftojmë opinionin se nga ana e Prokurorisë Speciale të Republikës së Maqedonisë së Veriut është dorëzuar shkresë në të cilën është theksuar se konform nenit 6, paragrafi 5 të Ligjit për Prokurorinë Publike për përndjekje të veprave penale të ndërlidhura dhe të cilat dalin nga përmbajtja e përcjelljes ilegale e komunikimeve, është e domosdoshme që kjo Prokurori të ndërmerr veprime për ligjërim të lëndëve në Prokurorinë Publike të Republikës së Maqedonisë së Veriut”, theksohet bë kumtesën ne PSP-së të publikuar në ueb faqen e saj.

Në komunikatë theksohet se duke vepruar rreth shkresës, deri te Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë së Veriut është dorëzuar njoftim se Prokuroria Publike për përndjekje të veprave penale të ndërlidhura dhe të cilat dalin nga përmbajtja e komunikimeve është e gatshme menjëherë t’i dorëzojë lëndët rreth të cilave vepron me të gjitha shkresat dhe dëshmitë.

Për detajet tjera rreth pranim-dorëzimit të lëndëve, nga PSP-ja theksojnë do të informojnë në mënyrë plotësuese.