Publikimi i kontratës “555 milionëshe”, Messi hedh në gjyq 5 zyrtarë të Barçës

Ish-presidenti Josep Maria Bartomeu, presidenti aktual i Komitetit të Menaxhimit Carles Tusquets, ish-nënkryetari për çështjet sportive Jordi Mestre, CEO i klubit Òscar Grau dhe Romà Puntí, shefi i shërbimeve juridike.

Marketing

Këta janë 5 zyrtarët e Barcelonës që janë paditur nga sulmuesi argjentinas Lionel Messi për shkak të publikimit të kontratës “555 milionë eurosh”.

6 herë fituesi i “Topit të Artë” kërkon të mësojë se cili ishte ai që publikoi kontratën e tij, duke shkelur në këtë mënyrë privatësinë, por edhe ligjin për “zbulimin e dokumetit privat”.

Ndërkohë, edhe klubi i Barcelonës ka nisur një hetim të brendshëm për të nxjerrë përgjegjësin.

Gazeta spanjolle “El Mundo” publikoi para dy ditësh edhe pjesën e dytë të kontratës marramendëse të Messit me Barcelonën, që u firmos në nëntor të vitit 2017.

Nëse të dielën gazeta publikoi se totali i shumës së përfituar nga argjentinasi për 4 vite është rreth 555 milionë euro (138 milionë euro në sezon, përfshi bonuset), para dy ditësh zbuloi një klauzolë në kontratë, sipas së cilës, klubi do t’i paguajë Messit në muajin korrik 39 milionë euro të tjera, për atë që quhet “besnikëria ndaj klubit”. 

Kjo pagesë do të bëhet edhe nëse Messi qëndron, edhe nëse largohet nga katalanasit në fund të sezonit.

Marketing