Publikohet thirrja për subvencionimin e racionit për student për vitin akademik 2022-2023

Ministria e Arsimit dhe Shkencës njofton se në  www.mon.gov.mk është shpallur thirrje publike për realizimin e të drejtës për subvencionimin e racionit për student, që nënkupton marrjen e kompensimit mujor në të holla prej rreth 2400 denarë për 9 muaj të vitit.
Afati i aplikimit për studentët aktual është nga data 25 nëntor deri më 3 dhjetor 2022.
Aplikimi bëhet në formë elektronike përmes portalit https://e-uslugi.mon.gov.mk/, ndërsa mund të aplikojnë të gjithë studentët e rregullt të regjistruar në studime deridiplomike në universitetet shtetërore dhe private  të cilët janë shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Aplikantët duhet të plotësojnë kushtet në vazhdim:
  –   të mos jenë  në marrëdhënie të rregullt pune;
  –   të mos jenë të regjistruar si bujq individual dhe
  –   të mos kenë të ardhura mujore në asnjë bazë më të madhe se paga neto minimale në vitin vijues.
Gjatë parashtrimit të aplikimit, studentët duhet të bashkëngjisin edhe formularët e plotësuar dhe të nënshkruar Fletëparaqitje për marrjen e të drejtës së subvencionimit të racionit për student dhe Deklaratë për saktësinë e të dhënave të shënuara në fletëparaqitje për marrjen e të drejtës së subvencionimit të racionit për student ndërsa gjithashtu  bëjmë thirrje që të shikojnë dokumentin  – Udhëzime për bashkangjitjen e llogarisë  rrjedhëse gjatë  aplikimit për subvncionimin e racionit për student.
MASH zyrtarisht  do të sigurojë të gjitha provat e tjera për plotësimin e kushteve, ndërsa të cilat i disponon MPB, APRM, DAP, dhe shërbimet studentore të fakulteteve.
Pas përfundimit të afatit të aplikimit, çdo aplikant do të njoftohet nga Ministria e Arsimit për statusin e aplikimit në mënyrë elektronike. Këtë vit pagesa do të bëhet në mënyrë retroaktive për periudhën nga 15 shtatori.
MASH gjithashtu ofron mbështetje të drejtëpërdrejtë për aplikimin për realizimin e të drejtës për subvencionimin e racionit për studentë  përmes Sektorit për standardin e nxënësve dhe  studentëve përmes kontaktit në vijim: [email protected] ose në zyrën në katin përdhes në  ndërtesën e  Ministrisë.
Mbështetja financiare në vlerë prej 120 denarë në ditë për çdo ditë pune në muaj përveç festave shtetërore, fetare dhe ditëve jo pune  nuk është paraparë të paguhet në periudhën e pushimeve verore nga 1 korriku deri më 14 shtator, njoftojnë nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.