Dhunohet avokati jashtë ambienteve të Gjykatës

Një gjyq për çështje pronësie ka përfunduar në një sherr mes tre personave, mes të cilëve ka qenë i përfshirë dhe një avokat. Sipas policisë janë konfliktuar dhe janë goditur me grushte, shtetasit J. V., 70 vjeç, I. V., 32 vjeç dhe  avokati E. S., 37 vjeç.

Si pasojë e ngjarjes 70 vjeçari dhe avokati kanë shkuar në spital, për kryerjen e ekzaminimeve mjekësore, ndërsa 32-vjeçari është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme.

Marketing

“Rreth orës 12:40, në ambientet e jashtme të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, janë konfliktuar dhe janë goditur me grushte, shtetasit J. V., 70 vjeç, I. V., 32 vjeç dhe E. S., 37 vjeç (37-vjeçari me profesion avokat).

Shtetasit J. V. dhe E. S. kanë shkuar në spital, për kryerjen e ekzaminimeve mjekësore, ndërsa shtetasi I. V., është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Fier, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po kryhen veprimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes:-njofton policia.