Media Italian, “La Verita” ka publikuar një video nga moment kur Bojan Jovanovski dhe Zoran Mileski Kiçeec, me një valigje të plotë me para dalin nga shtëpia e biznesmenit Orce Kamçev.
“La Verita”, mëngjesin e sotëm ka publikuar videon në të cilën shihet numërimi i parave dhe më pas dalja e atyre nga shtëpia e Kamçevit.
Më pas është lëshuar edhe një pjesë e bisedës në të cilën, Boki 13 i shpjegon Orce Kamçebit se të hënën, më së voni të martën do të lirohet.