Punimi i studentes shqiptare bëhet pjesë e detyrueshme e planprogrameve të University of Pennsylvania

Një studente shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm.

Marketing

Njëri nga punimet e Modesta Imerit, studente 23-vjeçare në Universitetin e Pensilvanisë, tani është bërë pjesë e detyrueshme e planprogramit të këtij institucioni amerikan.

Punimi “Modelet Globale të Pjesëmarrjes për Vendet në Zhvillim”, i hartuar nga Imeri, do të lexohet nga studentët e Universitetit të Pensilvanisë, nga shtatori i këtij viti.

Lajmin për suksesin e Imerit e ka dhënë ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku.

Nëpërmjet një shkrimi në llogarinë e saj në Facebook, Çitaku është shprehur shumë krenare me suksesin e Imerit.

“Sa herë që ndjejë zhgënjim apo thyerje, ndodhë diçka fantastike e më kthehet vullneti e shpresa për vendin tim. Modesta Imeri është vetëm 23 vjeçare. Me mbështetjen e prindërve ka mbaruar studimet katërvjeçare në University of Pennsylvania, një nga 8 Universitetet e Ivy League. Përveç që ka mbaruar studimet me sukses të shkëlqyeshmëm, një nga punimet e saj tani është material i detyrueshëm në planprogramin e këtij universiteti prestigjioz amerikan, ku shkollohen liderët e së ardhmes. Tej mase krenare me Modesten! #ÇikateKosovës”, ka shkruar Çitaku.

Marketing