Punonjësit në FSSH paralajmërojnë grevë

Nëse Këshilli Drejtues I Fondit për Sigurim Shëndetësor miraton vendimin për uljen e pagave të punonjësve për 21%, ata do të bëjnë grevë, kurse nëpër sportelet do të punojë vetëm një person që do të pranojë dokumentacionet dhe nuk do të ketë pagesa për mjekët amë, për ilaçet nëpër barnatore, për pagat në shëndetin publik si dhe shërbime tjera – kanë paralajmëruar nga Organizata Sindikale e Fondit për Sigurim Shëndetësor.

Marketing

“Me këtë vendim preken 831 punonjës në FSSH dhe nëse ulen pagat 25% do të marrin rroga nën pagën minimale, kurse 25% sa paga minimale. Këshilli Drejtues momentalisht nuk mund të miratojë vendimin për shkak të ndasive – tre janë me ne kurse njëri është kundër. Për t`u miratuar vendimi duhet shumica prej katër anëtarëve”, tha Branko Axhigogov.

Kryetari I Sindikatës së punonjësve të administratës, organeve të jurisprudencës dhe shoqatave qytetare, Trpe Deanovski, ka theksuar se Qeveria nuk ka ingerenca të kërkojë nga Fondi, për shkak se është institucion I pavarur.

Rikujtoi se Sindikata dhe udhëheqësia kanë negociuar 8 muaj dhe kanë arritur të rrisin pagat për 15%, por sic tha, Ministri I Financave ka kërkuar kurse Qeveria ka mbështetur kërkesën që të ulen pagat për 21%./KlanMacedonia