Putin do të arrestohet nëse shkel tokën gjermane

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin, do të arrestohet nëse shkel tokën gjermane.

Marketing

Kështu deklaroi ministri gjerman i Drejtësisë, Marco Bushmann.

Bushmann tha për “Bild am Sonntag” se Gjermania do ta dorëzojë Putinin tek Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, duke ekzekutuar udhër-arrestin.

“Pres që Gjykata Ndërkombëtare Penale në Hagë t’i drejtohet shpejt Interpolit si dhe shteteve kontraktuese dhe t’u kërkojë atyre ta zbatojnë atë urdhër”, tha ministri gjerman i Drejtësisë.

Lidhur me këtë ka folur edhe kancelari Olaf Scholz.

Ai tha se me këtë vërtetohet se askush s’është mbi ligjin.

Të premten Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (ICC) ka lëshuar urdhër-arrest ndaj kreut të shtetit rus.

ICC, e ka akuzuar atë për dëbimin e paligjshëm të fëmijëve dhe popullsisë nga nga territoret e okupuara të Ukrainës në Federatën Ruse.