Presidenti rus në një bisedë telefonike me homologun e tij francez Emmanuel Macron dhe kancelarin gjerman Olaf Scholz konfirmoi gatishmërinë e Moskës për të vazhduar bisedimet e paqes me Kievin.
Këtë e ka bërë të ditur Kremlini sipas agjencisë ruse Tass, shkruan la Repubblica.
Putin, vuri në dukje se negociatat “janë pezulluar për shkak të Kievit”, por konfirmoi gatishmërinë ruse për të rifilluar dialogun.
Macron dhe Scholz i kërkuan udhëheqësit të Kremlinit Vladimir Putin të lirojë 2500 luftëtarët e Azovstal dhe të angazhohet në rifillimin e negociatave të drejtpërdrejta dhe serioze me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.