Qendra për Kulturë në Gostivar me drejtor të Ri, Hod Miftari filloi me punë

Sot, në zyrën e drejtorit të Institutit Nacional – IN, Qendra për Kulturë “Asnom”, në Gostvar u bë dorëzim – pranimi i funksionit drejtor. Ushtruese e detyrës, Vjollca  Baftiu Zylbeari ia dorëzoi detyrën drejtorit të ri, Hod Miftari, njofton Gostivari Sot.

Marketing

Miftari është zgjedhur në postin drejtues të Qendrës për Kulturë në Gostivar, me anë të një konkursi të hapur paraprakisht nga Ministria e Kulturës e Republikës së Maqedonisë.

Drejtori i ri, Hod Miftari fillimisht ka qenë i punësuar në Ministrinë e Kulturës dhe së fundmi në Institutin Nacional – IN Qendra për Konservim në Gostivar.

Miftari vjen në postrin drejtues të Qendrës për Kulturë në Gostivar në vend të profesorit të artit figurativ, Luan Zenku i cili në mandatin e kaluar drejtoi me shumë sukses këtë institucion kulturor në qytetin e Gostivarit. Pas mbarimit të mandatit, ushtrus detyre nga Ministria e Kulturës  u caktuar aktorja e mirënjohur, Vjollca Baftiu Zylbeari.

Marketing