Qeveria analizon nëse do të ketë ose jo ribalanc të buxhetit

Nga fundi i këtij muaji dhe fillimi i muajit të ardhshëm do të bëhen analiza lidhur me nevojën për ribalancin e buxhetit dhe ky vendim do të sillet paralelisht me fushatën e referendumit.

Marketing

Këtë e theksoi sot kryeministri Zoran Zaev, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve në konferencën për shtyp në Qeveri me ministrat nga sfera e ekonomisë, në të cilën i prezentuan arritjet ekonomike në vend.

Ministri i Financave Dragan Tevdovski para ca kohësh deklaroi se nuk do të ketë ribalanc të buxhetit, likuiditeti në arkën shtetërore është i shkëlqyer dhe nuk ka nevojë për ribalanc. Por, megjithatë janë duke u bërë analiza dhe nëse ka nevojë mund të ketë edhe korrigjime.

“Buxheti ka performanca stabile”, potencoi sot Zaev, duke theksuar se dobësi e vetme është realizimi i investimeve kapitale.

Është formuar komitet special për zhvillimin infrastrukturor të shtetit dhe ndërtimtarisë, në të cilin merr pjesë çdo resor në shtet, në të cilin ka investime kapitale, të parapara në buxhet dhe në ndërmarrjet publike, të cilat janë pjesë përbërëse e buxhetit.

Ministri i Transportit dhe lidhjeve, Goran Sugareski përkujtoi se në fillim në Kuvend është miratuar aneks marrëveshja për autostradën Kërçovë – Ohër, me çka bëhet lirimi i 205 milionë eurove, të cilat do të shfrytëzohen në intensifikimin e ndërtimit të autostradës.

Është paralajmëruar se në tetor do të ketë aneks të ri, me të cilin saktë do të kumtohet shuma për mjetet plotësuese për rindërtimin e kësaj autostrade. pritet se shpejti të përfundojë edhe autostrada Milladinovc – Shtip.