Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, sot, do ta mbajë mbledhjen e 35-të të rregullt, në të cilën me propozim të Ministrisë së Financave, Qeveria do të shqyrtojë Propozim-ligjin për buxhete me të cilin Ligj përcaktohet procedura e përgatitjes, miratimit dhe realizimit të Buxhetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe buxheteve të njësive të vetëqeverisjes lokale dhe Qytetit të Shkupit, si dhe njoftimin për realizimin e këtyre buxheteve.
Nga po e njëjta Ministri, në rendin e ditës gjithashtu është shqyrtimi i Informacionit për përgatitjen e mbledhjes me Delegacionin e Bashkimit Evropian për Programin për reforma ekonomike për vitin 2021-2023.
Ministrat gjithashtu do të shqyrtojnë Informacioni mbi miratimin e listës së vetme të rishikuar për projekte, që është harmonizuar me Planin Ekonomik dhe të Investimeve të Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor, me propozimin e Sekretariatit për Çështjet Evropiane