Qeveria do të mbetet pa pastrim dhe pa sigurim

Nga 1 shtatori nuk do të ketë kush ta pastrojë godinën e Qeverisë. Ndërsa do të mbetet edhe pa sigurim fizik. Marrëveshja e nënshkruar para tre vitesh me kompaninë “Sekjurikom” skadon në 31 gusht. Tenderin e ri për mirëmbajtjen e higjienës në Qeveri Zyra për punë të përgjithshme dhe përbashkëta e publikoi më 20 korrik. Oferta e firmave për një biznes me vlerë mbi gjashtë milionë euro duhet të mbërrijë më 3 shtator ose në kohën kur nuk do të ketë asnjë për të pastruar dhe për të kujdesur për sigurinë e godinës së Qeverisë. Sipas procedurave , do të bëhet vlerësimi i ofertave dhe periudha e ankesave për të gjithë procedurat mund të zgjasë me muaj. I pyetëm Sekjurikom nëse ata do të pastrojnë ndërtesën e qeverisë nga shtatori, përderisa tenderi vazhdon.

Marketing

“Ne në ndërkohë kemi dërguar disa shkresa në Shërbimin për konsultime, çfarë do të ndodhë në këtë periudhë dhe a do të ketë aneks derisa vazhdon procedura e zgjedhjes së kompanisë së re. Deri tani nuk kemi përgjigje ndërsa dëshira jonë është që këtë klientin tonë shumëvjeçar ta mbrojmë derisa zgjatë kjo periudhë vakum, derisa zgjatë procedura për zgjedhjen e furnizuesit të ri, objektet e qeverisë të vazhdojnë të shërbehet nga ana jonë”, deklaroi Oliver Dimoski, Grupi Sekurikom.

Nga Qeveria sigurojnë se nuk do të ketë vonesa në mirëmbajtjen e vazhdueshme të ndërtesës. Megjithatë, nuk e dinë se si do t’ia arrijnë. Nuk ka përgjigje nëse Shërbimi për punë të përgjithshme dhe të përbashkëta në ndërkohë do të nënshkruajë kontratë në katër sytë me ndonjë kompani, apo ndërtesa do të jetë e zhytur në mbeturina përderisa nuk përfundon zgjedhja e kompanisë së re.

Probleme me tenderin ka pasur që në fillim. Shërbimi për punë të përgjithshme dhe të përbashkëta ka vënë një kusht që të mund të konkurrohet, që të ketë vetëm një makinë të veçantë pastrimi T3. Pas kontrolleve është konstatuar se në Shkup vetëm një kompani ka makina të tilla. Pasi që kompanitë e tjera e panë këtë kusht, kanë reaguar, pas çka Shërbimi për punë të përgjithshme të përbashkëta e hoqi të njëjtin.

“Këtu kemi reaguar sipas protokollit. Kemi parashtruar pyetje. Nuk duam të mendojmë nëse favorizohet ndonjë kompani, mirëpo në punën e specifikimit teknik ato u përmirësuan”, tha Oliver Dimoski, Grupi Sekuricom.

Më 16 mars të këtij viti, policia financiare ka ngritur padi penale kundër pronarit të Sekuiricom dhe kundër ish-drejtorit të Shërbimit të punëve të përgjithshme dhe të përbashkëta, Vase Donevski, me dyshimin se kanë lidhur kontratë në vitin 2015 për mirëmbajtjen dhe sigurimin e qeverisë në kundërshtim me Ligjin për Prokurim Publik. Padia është për shkak se në dokumentacionin teknik të atëhershëm janë kërkuar kushte specifike, ngjashëm si me përpjekjen për këtë tender.

Marketing