Qeveria kërkon sanksionimin urgjent të përgjegjësve për ngjarjen në Strugë

Qeveria në mënyrën më rigoroze e dënon organizimin e ngjarjes fetare në Strugë dhe organizimin e shënimit të Ditës së policisë në Shkup dhe kërkon që urgjentisht të gjenden dhe dënohen përgjegjësit.

Marketing

“Organizimi i këtyre ngjarjeve në kushte pandemie do të thotë shkelje e ndalesave për tubime publike dhe është rezultat i vendimeve të papërgjegjshme të cilat kanosen që t’i vënë nën rrezik dhe pikëpyetje të gjitha efektet dhe rezultatet që janë arritur në parandalimin e përhapjes së koronavirusit”, thonë nga Qeveria.

Paralajmërojnë se në seancën e sotme urgjente do të shqyrtohen pasojat e mundshme të ngjarjes në Strugë dhe në pajtim me rekomandimet e Komisionit për sëmundje infektues do të ndërmerren masa përkatëse për parandalimin e rrezikut të shëndetit të qytetarëve të Komunës së Strugës dhe të rajonit dhe për shpërndarjen e mundshme të rreziqeve në disa pjesë të tjera të vendit.

Në kumtesën e pres shërbimit qeveritar theksohet se ngjarja në Strugë dhe rajonin më të gjerë kanë qenë zona të pranisë së theksuar të kanosjeve me përmasa më të mëdha prej koronavirusit dhe se ngjarja e djeshme mund të shkaktojë pasoja serioze dhe ta ngritë shkallën e rrezikut për shëndetin publik.

“Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut i bën thirrje Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Prokurorisë në mënyrë urgjente të locojnë përgjegjësi konkrete në kuadër të të gjitha institucioneve dhe faktorëve të cilët kanë pasur çfarëdo pjesëmarrje në organizimin apo mospengimin e këtyre ngjarjeve. Qeveria i bëri thirrje ministrit Çulev të ndalojë ma hapat me të cilat është duke e rrezikuar shëndetin publik dhe të ndërmarrë përgjegjësi”, theksohet në kumtesë.

Nga Qeveria përkujtojnë se në komunikim me bashkësitë fetare është dakorduar që të gjitha ngjarjet e kalendareve fetare të përshtaten me gjendjen e jashtëzakonshme. Presin dhe kërkojnë nga KOM dhe BFI, të mos ndërmarrin kurrfarë hapash vijues për organizimin e tubimeve të karakterit fetar, derisa janë në fuqi ndalesat dhe masat për mbrojtjen e shëndetit.

Edhe njëherë u bëjnë apel qytetarëve, institucioneve dhe organizatave t’i respektojnë masat për parandalimin e përhapje së koronavirusit.

Marketing