Kryeministri i vendit Zoran Zaev njoftoi se Qeveria në mbledhjen e sotme ka miratuar agjendën “Evropa në Shtëpi”. Sipas tij për këtë agjendë Qeveria është konsultuar edhe me institucionet e Bashkimit Evropian.
“Në mbledhjen e sotme e miratuam agjendën, Evropa në Shtëpi”. Bëhet fjalë për një agjendë të qeverisë dhe institucioneve tjera si Kuvendi, Komisioni Antikorrupsion dhe të tjera. Në agjendë “Evropa në Shtëpi”, janë theksuar prioritetet në çdo segment të shoqërisë sonë. Kjo qeveri qytetare arriti përparim të madh në fushat politike dhe ekonomike”, tha Zoran Zaev, kryeministër.