Qeveria vendosi: Nga nesër orë policore nga ora 22:00 deri në ora 05:00

Është sjellur vendimi nga ana e Qeverisë që nga nesër nga ora 22 deri në ora 05 të vendoset orë policore, informon Zhurnal.

Marketing

Ky vendim do të vlejë për dy javë, me çka pas kësaj periudhe do të shqyrtohet përsëri gjendja epidemiologjike.

Ministri Venko Filipçe pas takimit të djeshëm me Komisionin, tha se ky propozim është sjellë përshkak përkeqësimit të gjendjes me pandeminë.

Ora policore për herë të parë ishte vendosur vitin e kaluar më 21 mars.

Ora policore nuk do të vlejë për personat që kanë nevojë për trajtim urgjent mjekësor dhe personat që shkojnë në dializë.

Marketing